
z. Alban DACI, Kryetar i "Gjenerata e Re Shqiptare" në Itali-"La Nuova Generazione Albanase"SUKSESE GJENERATËS RE SHQIPTARE-E ARDHMJA E SHQIPËRISË-Nuova Generazione Albanese-Italy
Gjenerata Re Shqiptare-Itali
Duke vlerësuar rolin dhe kontributin e madh të organizatës "Gjenerata e Re Shqiptare" të themeluar në New York të Shteve të Bashkuara të Amerikës në shatorin e vitit 2002 dhe degëve të saja në vendet e tjera të botës. Duke theksuar dhe besuar në rolin dhe kontributin e Kombit Shqiptar në qytetërimin botëror. Me besim të plotë në vlerat universale të të drejtave të njeriut, demokracisë, paqes dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet kombeve. Ne nje grup studentesh dhe te rinjsh shqiptare qe jetojme ne Itali me 28 nentor 2003 themeluam Gjeneraten Re Shqiptare dega Itali, qe eshte pjese integrale e Gjenerates Re Boterore.
"Gjenerata e Re Shqiptare: Ndajmë me ju emocionet dhe jetojmë së bashku të ardhmen"
STATUTI I SHOQATËS "GJENERATA E RE SHQIPTARE" (GJRSH)
IL STATUTO DELLA ASSOCIAZIONE "LA NUOVA GENERAZIONE ALBANESE" (NGA)
PREAMBUL
Duke vlerësuar rolin dhe kontributin e madh të organizatës "Gjenerata e Re Shqiptare" të themeluar në New York të Shteve të Bashkuara të Amerikës në shatorin e vitit 2002 dhe degëve të saja në vendet e tjera të botës.
Duke theksuar dhe besuar në rolin dhe kontributin e Kombit Shqiptar në qytetërimin botëror.
Me besim të plotë në vlerat universale të të drejtave të njeriut, demokracisë, paqes dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet kombeve.
Me qëllim bashkërëndimin dhe mirëfunksionimin e veprimtarisë së GJRSH
Grupi themelues vendosi të miratoj këtë statut:
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
"Gjenerata e Re Shqiptare" në Itali, në vijim "GJRSH" është një organizatë jo-qeveritare, jo-fitimprurëse, e pavarur, e cila do të funksionoj në mënyrë automone dhe si degë e barabartë me degët e tjera në mbarë botën.
Neni 2
Gjenerata e Re Shqiptare ka inicialet e veta që janë "GJRSH" në gjuhën shqipe dhe inicialet "NGA" në gjuhën italiane, vulën që përmban tekstin në vijim në formë rrethore në gjuhën shqipe "Gjenerata e Re Shqiptare" dhe në gjuhën Italiane "La Nuova Generazione Albanese" dhe në qendër të vulës shkruhet shkurtimi "NGA -ITALY", si dhe stemën e përgjithshme të GJRSH.
Neni 3
Qëllimi
GJRSH ka si qëlim:
1. Nxitjen e unitetin dhe krijimin e nje rrjeti dobiprures ndërmjet Shqiptarëve anembanë botës.
2. Vendosjen e lidhjeve të ngushta ndërmjet shoqatave shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Ish Republikes Jugosllave te Maqedonise, Malit të Zi , Shteteve te Bashkuara të Amerikes, dhe te gjitha degët e tjera të Gjeneratës së Re Shqiptare në botë.
3. Përkrahjen e institucionalizimin të demokracisë, stabilitetit dhe paqes në të gjitha zonat e populluara nga Shqiptarët
4. Ruatjen e gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare, si dhe nxitjen tek shqiptarët të dashurisë për atdheun.
5. Mbajtjen e lidhjeve të ngushta me të gjitha organizatat shqiptare në nivel kombëtar dhe ndërkombetar.
6. Mbrojtjen dhe nxitjen e interesit kombetar shqiptar sipas parimeve të demokracisë.
7. Vënjen në dukje të vlerave të arsimimit të lartë dhe përkrahjen e përparimit të rinisë shqiptare.
8. Të ndihmojë në integrimin e shqiptarëve në shoqëritë ku ato jetojnë.
Neni 4
1. GJRSH ka selinë e vetë qëndrore, që ndodhet në qytetin e Genovës në Itali.
2. GJRSH ka nëndegët e saj të organizuara në bazë qyteti në të gjithë Italinë;
a. nëndegët e GJRSH hapen me miratimin e Kryesisë së degës qëndrore, me nismën e kësaj të fundit ose më kërkesën e anëtareve të GJRSH.
b. nëndegët e GJRSH veprojnë duke zbatuar dispozitat e këtij statuti dhe të legjislacionit italian në fuqi.
c. nëndegët ushtrojnë veprimtarinë në zbatim të udhëzimeve dhe detyrave të përcaktuara nga dega qëndrore.
Neni 5
1. GJRSH financohet nga kuotizacionet e anëtarëve të saj,dhuratat, sponsorizimet që jepen nga subjekte kombëtar apo ndërkombëtar si dhe nga të gjitha mënyrat e tjera të ligjshme.
2. GJRSH nuk pranon dhurata apo sponsorizime nga persona fizik apo juridik, kombëtarë apo ndërkombëtare, që nuk respektojnë të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe dëmtojnë interesat kombëtare shqiptare në të gjithë botën.
Neni 6
1. GJRSH ka 3 lloj kuotizacionesh për tre kategoritë e anëtarëve që përcaktohen nga neni 10 pika a,b,c.
a) Kuotizacioni për anëtarët me të drejtat të plota është 10 EURO për çdo vit kalendarik.
b) Kuotizacioni për anëtarët shokë është 6 EURO për çdo vit kalendarik.
c) Kuotizacioni për anëtarët e nderit është 6 EURO për çdo vit kalendarik.
2. Shuma e kuotizacionit i paguhet financierit në fund të çdo muaj kalendarik ose e gjithë shuma përnjëherësh në fillim viti apo periudhë tjetër.
Neni 7
GJRSH ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Italisë dhe jashtë saj në respektim të plotë të legjislacioneve kombëtare të vendeve përkatëse dhe të së drejtës ndërkombëtare.
Neni 8
GJRSH e ushtron veprimtarinë e saj për një periudhë kohore të pa përcaktuar.
Pershendetje zonja dhe zoteri, motra dhe vellezer shqiptar.
Falenderoj dott. Alban Kraja qe me dha mundesi te jem i pranishem ne kete evenimet te pare dhe unikal ne lloj e tij......................
Ne kete salle shikoj shume shqiptare qe fataliteti Histori i kane bere qe me dhimbje dhe mall te jene larg Shqiperise, por me deshiren e madhe per tu kthyer nje dite.Si pjese e diaspores shqiptare, ose me sakt si kryetar Gjenerates Re Shqiptare-Itali do te kisha kenaqesi te shprehja disa rreshta te cilat dalin nga thellesia e cdo shqiptare.
Te Jesh Shqiptar Eshte Nje Nder, Ta Mbajme Kete Nder e Kemi Per Detyre
Koherat jane duke u nderruar ne Ballkan dhe ne Europe.Nje brez tjeter eshte duke ardhur, me nje mendje me te kthjellet e nje shpirt me te pasur. Ende nuk kane fuqi ekonomike e politike, megjithate fryma e tyre ndjehet anekend: ne shkolla, ne auditore, ne familje, ne kafe ne internet. Eshte nje fryme re, qe kerkon nje ardhme te re te karakterizuara nga prosperiteti, integrimi dhe zhvillim ekonomike.
Eshte pikerisht kjo fryme e re qe refuzon varferine si fatalitet e imoralitetin si kusht. Qe spraps kengen e kukuvajkave e profkat e rimohuesve. Qe natyrshem kerkon t’i kthej nderin e humbur vendit te vet.
Gjenerata Re Shqiptare eshte nje shoqate e themeluar ne vitin 2002, me baze ne New York me deget e saja te shtrira ne pese kontinente. Gjthe bota e perjetoj permbysjen e sistemit komunist ne rrjedhen e ngjarjeve pas renies se “Perdes Se hekurt” Murit te Berlinit, ne fund te 1989-se. Ne shqiptaret jo vetem e perjetuam kete permbysje, por ishim protagonistet e ketij ndryshimi qe luftuam ne mer te demokrazise dhe vlerave humane.
Gjenerata e Re Shqiptare eshte pjese e Gjenerate s Re Boterore me interesa te perbashketa si: demokrazia, paqja , prosperiteti qe kane si finalitet nje te ardhme te sigurt per te gjithe.
E emertuam organizaten Gjenerata Re Shqiptare, sepse aspirojme dhe perpiqemi per integrimin e plote te shoqerise shqiptare ne shoqerite e civilizuara boterore.
Gjithashtu jemi te vetedijshem, se eshte e rendesishme qe shoqeria shqiptare te ngrej lart vlerat kulturore dhe parimet e shoqerise si nje shoqeri me prejardhje nga qyteterimi i mocem Ilir ( Ketu vlen te permendet se eshte civilizimi me i mocem ne Evrope): si dhe te perkrahe plotesisht qyteterimin e nje bote moderne
Ne, Gjenerata Re Shqiptare jemi te vendosur per te mbrojtur interesin kombetar shqiptar ne marrveshje me parimet demokratike perendimore, te inkurajome vlerat e arsimit te larte, duke dhene eksperienzat tona per ta ngritur ne piedestalin e standarteve me te mira jo vetem ne Ballkan, por edhe me gjere.Ne duhet te bashkohemi duke perqendruar te gjitha energjite tona per te perballur njehere e mire problemet qe hasin shqiptaret si emigrinimn e paligjshem, punen e zeze qe kryejne shqiptaret brenda dhe jasht vendit, integrimin e Shqiperise ne institucionet euro-atlantike, korrupsionin zyrtar, papunesine, analfabetizmin dhe mungesen e perkujdesjes mjekesore.
Te gjithe se bashku mund te kontribuojme per te nje Shqiperi te begate me shqiptar te lumtur
Ky fjalim eshte mbajtur ne Kongresin e Pare Boteror te Diaspores Shqiptare, qe u zhvillua ne Rimini me date 28 dhe 29 maj 2005
( marrë nga : http://studenti.forum-2007.com )
Diplomacia
Diplomacia është arti i thënies “ Përshëndetje qenush i bukur!” … derisa nuk arrin të gjesh një gur.( Ëill Rogers)
Si nisin luftërat? Diplomatët u tregojnë gënjeshtra gazetarëve, pastaj besojnë tek ato që lexojnë. (Karl Kraus)
Në arkeologji ti zbulon atë që nuk është e njohur. Në diplomaci ti mbulon atë që është e njohur. ( Thomas Pickering)
Diplomat është ai që kujton gjithmonë ditëlindjen e një gruaje dhe kurrë moshën e saj. ( Robert Lee Frost). ( Judy Garland).
Kur një diplomat thotë “Po”, do të thotë “ndoshta”. Kur thotë “ndoshta” do të thotë “Jo”. Dhe kur thotë “Jo”, nuk është diplomat. (H.L.Menken).
Ambasadori: është burrë i ndershëm i dërguar për të gënyer jasht në të mirë të vendit të tij. (Izzak Walton in L.Levinson „ The left Handed Dictonary).
Diplomacia është art që lejon një tjetër të veproj në mënyrën tënde. ( David Fros)
Kam zbuluar një mënyrë të pafalentueshme për të mashtruar ambasadorët. Ju them atyre të vërtetën dhe ata nuk më besojnë. ( Comillo di Cavour)
Të bësh një sallatë të mirë do të thotë të jesh një ambasador brilant- problemi i njëjtë në të dy rastet: të dish saktësisht sa vaj duhet të hedhësh bashkë me uthëllën.( Oscar Wilde)
Diplomati është një që reflekton dy herë para se të thotë jo. (Frededrick Sawyer).
Gjysma e artit të diplomacisë konsiston të mos themi asgjë sidomos kur jemi duke folur. ( Will Durant)
Diplomatët janë shpikur vetëm për të humbur kohë. ( Isaac Goldberg)
Të jesh dakort me dicka në linjë principi, do të thotë se nuk ke absolutisht qëllimin që ta vesh në pratikë. (Otto von Bismarck)
Ambasadori është një barometro që tregon gjithmonë kohën që nuk do të bëj. (Pierr Veron)
Diplomatët tradhëtojnë gjithcka, përvec emocioneve të tyre. (Victor Hugo)
Diplomacia vija më e gjate mes dy pikave. (Adrien Decaurcelle)
Kush është ndryshimi mes një diplomati dhe një zonje. Nëse një diplomat thotë “Po” do të thotë “Ndoshta”. Nëse një diplomat thotë “Ndoshta” do të thotë “Jo”. Nëse një diplomat thotë “Jo” nuk është diplomat.Nga ana tjetër nëse një zonjë thotë “Jo” do të thotë “Ndoshta”. Nëse thotë “Ndoshta” do të thotë “Po”. Nëse një zonjë thotë “Po” nuk është një zonjë.
Nuk ishtë diplomat ekselence. E kishte gjuhën më të gjatë se sa truri.
Kompromis: arti për të ndarë një tortë në mënyrë të tillë që secili beson të ketë copën më të madhe. (Leonard L.Levinson)
Diplomacia është arti për të ditur se cfarë nuk duhet të thuash. (M.Trump)
Mos kërko autograf tek një diplomat i huaj, sepse dihet që nuk mban penë...(Guru)
Diplomacia është një lojë shahu që u jep shah mat popujve. (Kar Kraus)
→ http://studenti.forum-2007.com
| Written by Administruesi i portalit alb-shkenca.org | |
| e diel , 18 shkurt 2007 | |
| Alban Daci Itali Vetëvendosja, njohja dhe mosnjohja e shteteve
Principi i vetëvendosjes është parashikuar dhe përfshirë edhe nga Karta e Kombeve të Bashkuara si finalitet organizues. Ajo përcakton që marrëdhëniet miqësore ndërmjet kombeve bazohen mbi respektimin e principit të barazisë dhe të së dejtës për vetëvendosje të popujve (neni 1, paragrafi 2: "Të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes. Në virtyt të kësaj të drejte, ata vendosin lirisht për statusin politik dhe ndjekin lirisht zhvillimin e tyre ekonomik, kulturor dhe shoqëror). Gjithashtu të njëjtin princip parashikon edhe Akti final i vitit 1975 gjatë Konferencës për sigurinë dhe bashkëpunimin në Europë: "Të gjithë popujt në liri të plotë kanë të drejtë kur dhe si dëshirojnë të kenë regjimin e tyre politik pa ndërhyrje nga jashtë si dhe të ndjekin zhvillimin e tyre politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor .Për më shumë...
|
Krahasime Politike |
Sistemi politik duhet të përbëhet nga dy ndryshorë: imput dhe output , që të bëj të mundur vetëfunksionimin e tij në tërësi. Imputi është prodhimi i shoqërise civile, në të cilin bëjnë pjesë të gjitha shtresat shoqërore si : puntorët, studentët, intelektualët, familjet e tjerë.Outputi është prodhimi i përpunuar nga teknikët, politologot, specialistët dhe partitë politike me programet e tyre. Sistemi politik ka të njëjtën arkitekturë dhe ngjashmëri me sistemin ekonomik, por me ndryshimin e vetem se: qëllimi i sistemit ekonomik është fitimi, kurse në sistemin politik është pushteti. Për një parti polike pushtet do të thotë sa më shumë zyrtarë të lartë e të ulët në të gjitha nivelet e qeverisjes, ndërsa për politikanin do të thotë sa më shumë autoritet e influencë . Disa mendojnë se pushteti ka lindur bashkë me njeriun, kurse disa të tjerë mendojnë se pushteti ka lindur me format e para dhe te thjeshta organizative, të cilat e kanë origjinën e tyre që në periudhën e antikitetit romak, grek dhe ilir. Për sa i takon kuptimit të politikës, pa dashur të bëj një analizën e saj që në hershmëri, thjeshtë do të më pëlqente të permendja thënien më popullore dhe te keqinterpretuar në të njëjtën kohë, të Aristotelit :”Njeriu kafshe politike” të cituar në veprën e tij “Politika”.Sipas Aristotelit: çdo njeri ka të drejte të marr pjesë në angazhime, si dhe organizime shoqërore. Ai theksonte se interesat private duhet të vendosen në shërbim të interesave publike me qëllimin vital ndjekja e lumturisë. Pra, ta ushtrojmë pushtetin në shërbim të lumturisë njerëzore. Në ditët e sotme konceptet Politikë dhe Pushtet janë më të kompleksuara, sepse kane njohur evoulime dhe forma të ndryshme në kohë dhe në hapësirë.Një ndër regjimet që ka pasur një periudhë relativishtë të gjate dhe një hapësirë mjaft të gjërë shtrirje ka qenë Regjimi Komunist. Ky regjim si karakteristike kryesore ka monopolin e pushtetit politik dhe ekonomik.Polikën e bën monopartia dhe ushtrimin e pushtetit e bëjnë po drejtuesit e lartë të saj. Kjo ka bërë që në shumicën e ish vendeve komuniste të krijohet dhe të aplikohet forma autoritare. Në shumicën e rasteve zhdukja e liderit ka bërë që rregjimi të bjerë ose të zgjasë për pak kohë, duke bërë që vendi të përballet me vështirësi politike, ekonomike dhe shoqërore.Për ta vertetuar këtë mund të marrim një seri shembujsh nga disa vende ish komuniste, përfshirë edhe vendin tone. Pas vdekjes së diktatorit Hoxha, periudha tranzitore e Alisë mbylli ciklin e regjimit komunist shqiptar. Regjimi i Hoxhës u identifikua me liderin, që në këtë rast ishte themeluesi, ai kishte pushtet absolut dhe drejtonte të gjithë instancat më të larta shteterore. Forca e këtij mekanizimi shtetëror mbështetej në katër pika themelore:Mjetet e komunikimit me publikun të kontrolluara dhe të vëzhguara nga organet shtetërore,Shërbimi Sekret mjaft i zhvilluar dhe efikas, Mungesa e pluralizmit politik, ekonomia e planikuar. Këto elementë në të vërtet nuk krijojnë formë shteti, por formë kalimtare që ka ardhur si pasojë e krizave istitucionale të mëparshme.Duke qene se është formë kalimtare jetëgjatësia e tij ishte thjeshtë çeshtje kohe. Megjithatë, a mund të themi se në Shqipëri ka marr fund regjimi komunist?! Regan, ish presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, e cilësonte Unionin Sovjetik si “Mbreteria e se keqes”, e cila “prodhoj” një numer te madh viktivash të pafajshme si dhe kampe pune, luftë klasash, varfëri, frikë dhe panik. Komunizmi Enverist shqiptar ishte kopje perfekte e Unionin Sovjetik, ishte ferri i popullit shqiptar, simboli i vdekjes dhe e mohimit të plotë të drejtave njerëzore. Kjo “shushunje gjakpirese” duke pasur propagandën armën më të fortë, ka pire gjakun e mijerave djemoshave ne lulet e rinise. Shumë ish drejtues të lartë të diktaturës komuniste edhe në ditet e sotme janë në formë të drejtperdrejt ose jo aktorë të politikës shqiptare, ku si pincip kryesor kanë marksizëm-leninizmin. Kjo kategori personash, duke shfrytëzuar lidhjet e të së kalurës me postet e së tashmesh, kanë uzurpuar shumë sektorë të rëndësishëm ekonomikë, të cilët i kanë shndërruar në monopole qe e shikojnë “ekonominë e lire”, të bazuar mbi rregullat e tregut si një të keqe dhe një kërcënim qe cënon bizneset e tyre. Shpresoj që normativat e reja shtetërore, të bazuara edhe ne premtimet elektorale, për hir të zhvillimit, të përparimit dhe të integrimit të Shqipërisë t’i japim fund historisë së errët shqiptare. Kjo histori e errët ka qenë një prodhim njerëzor, një e keqe e madhe që nuk duhet të riaplikohet më. Thjeshtë duhet të jetë një mësim i mirë për brezat e ardhshëm Prandaj shqiptarët dhe gjithë njerëzimi duhet të punojnë pa reshtur e më shumë kurajo për të konsoliduar regjimin demokratik, që nuk ka asgjë te përbashkët me regjimet komuniste, sepse në regjimet demokratike nuk ka monopol pushteti politik dhe ekonomik. Në regjimet demokratike politikën e bëjnë partitë politike,të cilat janë bi ose multipartiake duke ushtruar pushtetin në formë monokratike ose konsensuale, përmes formulës së koalicioneve.Regjimet demokratike janë të bazuar në demokracinë formale dhe instanciale që i ndajmë sipas ngjashmërive dhe veçorive që kanë. |
10/10 - 2 votes
Select a note and validate by "Note"
|
Vendose STUDENTI I SĖ DREJTĖS nė Favotites
© Administruar nga: Organizata "Gjenerata e Re Shqiptare" (website zyrtar Albanian Students)
Webmaster:




