Jeta Studentore

Mehas Alija, student

Tė kesh njė rini tė shėndosh s’ėshtė mė pak sesa tė kesh njė bombė atomike, ndėrsa, tė jetė edhe e arsimuar, do tė ishte sikur tė kesh njė tė ardhme me plotė shpresė.

Nuk ka dyshim se sot rinia shqiptare ėshtė duke e derdhur trurin e saj nėpėr zbatica tė kohės dhe me tė madhe bėhet sakrificė e sfidave tė saja. Punėt me tė cilat sot ajo merret janė tė natyrave tė ndryshme, bile edhe degjeneruese. Energjia e saj dinamike shfrytėzohet dhe harxhohet nė mėnyrė rapide nė gjėra, qė s’ia vlen as syrin t’ua lėshosh. Rinia univerzitare shqiptare, si shpresė e kombit, ka harruar se kombi rruhet me kreativitet kulturor e shkencor dhe tė krijojė vlera artistike, tė cilat do tė jenė shtytės tė mėtutjeshėm drejt integrimit tė vendit nė vendet e civilizuara. Ajo ėshtė izoluar nė dėfrime, barr-kafenetė janė tė mbushura pėrplot me student e studente, ndėrsa libraritė dhe bibliotekat janė bėrė muze, qė rrallė dikush hyn pėr t’i vizituar. Kėsaj rinie i nevojiten rrugė tė reja, mjete moderne pėr t’u kalitur me cilėsi dhe vepra akademike, pėrkrahje, stimulim pėr tė kultivuar art, vepra, nga cilido zhanėr qoftė ajo. Kėsaj rinie i mungon pėrfaqėsimi adekuat i saj nė shoqėri; i mungon pėrkrahja e strukturave shtetėrore, qofshin ato qeveritare ose joqeveritare.

Besimi i humbur

Nė kohėt e lashta rinia ka qenė fortifikata bazė e ngadhėnjimit, prandaj edhe luftėrat shpeshherė kanė ndodhur tė fitohen kur ushtarėt kanė qenė shumicė tė rinj dhe tė edukuar mirė, me bonton tė pastėr dhe intelekt tė kthjellėt e tė shėndosh. Populli dhe udhėheqėsit kanė besuar tek rinia e tyre, sa qė edhe komandantė tė ushtrisė i kanė bėrė.

Vallė pse sot rinia shqiptare ka humbur besimin e popullit dhe tė udhėheqėsve shtetėror? Vallė ku qėndron problemi? A thua suficiti i krimit dhe deficiti i moralit tek tė rinjtė kanė ndikuar nė mosbesimin dhe krijimin e njė opinioni tė frikshėm kundrejt tyre? Kėto dhe shumė pyetje tė tjera janė prej atyre, qė e brejnė shpirtin e arsyeshėm tė tė riut, i cili kur sheh shokėt e tij se si mbyten nė dyshime, dyshimet e tyre e bėjnė tė hamendet edhe atė.
Sipas disa anketimeve thuhet se dyshimi nė jetėn tonė tė pėrditshme ėshtė bėrė shprehje e pėrditshme dhe njėkohėsisht sėmundje shpirtėrore shumė serioze. Dyshimi dhe mosbesimi njeriun nuk e lenė tė qetė, atėherė si tė besohet nė njė rini, e cila “varet disa herė nė ditė nė konopėt dhe errėsirat e dyshimit”?!

Mungesa e punės kolektive

Eshtė fakt i pamohueshėm se rinia univerzitare shqiptare ėshtė e lėnur pasdore, kur ėshtė nė pyetje organizimi kolektiv. Shoqata, forume, unione studentore dhe tė ngjashme ka fare pakė. Rinisė sonė i mungon sensi dhe eksperienca pėr punė kolektive madhore dhe tė tjera. Shpeshherė ndodh qė tė shohėsh dhe tė dėgjosh studentin ose studenten sesi nuk e зmon dijen, shkencėn, artin, punėn kolektive etj. Fare nuk i intereson pėr libra, gazeta e revista...
Nuk mund t’u shpėtosh sfidave dhe problemeve tė kohės nė mėnyrė individuale kur problemin e ke me karakter global.

Mungesa e punės kolektive te rinia univerzitare shqiptare ėshtė pika mė e dobėt dhe shqetėsuese. Duhet me njė shpejtėsi tė madhe tė realizohet njė stabilitet i qėndrueshėm dhe tė krijohen kushte pėr punė kolektive, nė qoftė se dėshirojmė ta ruajmė identitetin tonė si “rini univerzitare” dhe tė sigurojmė njė ndjenjė pėr tė shpresuar mė tutje.


Ku mė tutje?!

Pėr tė dal prej “botės sė dembelizmit” nė botė e artit, nė botėn e aktivitetit, kultivimit tė dijes dhe moralit, rinisė sonė i nevojitet tė ndalon rrugėn pėr nga ėshtė nisur pavetėdijshėm. Duhet shikuar pėrparėsitė qė i kanė tė rinjtė nė vendet qytetėruese, tė mėsohen ta kėrkojnė tė drejtėn e tyre qė u takon dhe ta zbatojnė atė.
Pėr t’ju kthyer dinjiteti i humbur rinisė univerzitare shqiptare, veзanėrisht kėtu nė Tetovė, ku nė hapėsirat e dy Univerziteteve dhe shkollave tė mesme janė me mijėra studentė, duhet seriozisht t’i kthehen punės dhe tė vishen me vlera etike, shkencore dhe me suksesin e punės permanente dhe dinjitoze.
Rinia tė lexohet pėr nga suksesi, pėr nga veprat qė do tė kultivojnė, pėr nga aktivitetet shkencore e kulturore artistike. Kjo pra do tė ishte pamja dhe profili mė i dėshiruar pėr studentin, i cili ka marr besėn e prindėrit, fshatarėve dhe popullit pėr ta зua vendin pėrpara, drejt sukseseve dhe botės sė qytetėruar.
studentllik->marre nga : ( marrė nga www.studenti.forum-2007.com )

pėrshėndetje me ...Vjen Pranvera, A. Ramadani
Rate this page

0/10 - 0 vote

Select a note and validate by "Note"
Comment (0)
No comment
Add a comment
About you

Your message

More Smileys

Security field

 



Last update : 09/05/2007
Ju jeni vizitori i qė na vizitoni

Vendose STUDENTI I SĖ DREJTĖS nė Favotites


© Administruar nga: Organizata "Gjenerata e Re Shqiptare" (website zyrtar Albanian Students)

Webmaster: