Njė shenjė e re pėr Serbinė?

Nje shenje e re per Serbine?

Gjate femijerise sime ne nje diktature socialisto-komuniste qe dikur njihet si Jugosllavia, lidhja e vetme qe ne kishim me Perendimin Demokratik, ishte mu Evrovizioni.
Ishte shume interesante kur i shihnim kengetaret nga pjesa tjeter e Evropes dhe atehere nuk kishim nevoje te mendojme per politike, por per cilesine e muzikes si dhe ndjenjen e perbashket.

Sot eshte situata ndryshe. Evropa Lindore nuk eshte me komuniste, ende egzistojne tendenca nacionaliste.
Vendi qe gjindet ne Evrope, qe i ka filluar 4 luftera e i ka humbur qe te katertat - quhet Serbi. Ata sapo e kane fituar finalen e Evrovizionit. Gje qe eshte shume mire, sepse kenga dhe performanca ishin shume te mira.
Por, kur u be e qarte se ata fituan, gjeja e pare qe 2 vajza nga kori percjelles bene ishte ti ngrisnin 3 gishta, gje qe eshte simbol qe nderlidhet me kryekriminelin e luftes si dhe ish presidentin e Serbise, Slobodan Milosevic - i cili e perdori kete simbol me se pari ne vitin 1987. Ishte poatehere kur e tera filloi, qe pati si efekt qe me shume se
250 000 ne Bosnje dhe me shume se 12 500 njerez ne Kosove u vrane. Me qindra kampe perdhunimi u ngriten dhe me shume se 40 000 gra, vajza por edhe djeme u dhunuan nga milicia, policia dhe ushtria serbe - gjate luftrave ne Bosnje dhe Kosove.
Shume varre masive me mijera trupa te shqiptareve gjinden ende ne Serbi, trupat e te cileve kerkohen nga familjet e tyre ne Kosove. Ende edhe sot gjenden viktima neper gropa ne Srebrenice dhe vende tjera.
Po ne ne Suedi cka bejme?
E trajtojme qeverine e Serbise me doreza mendafshi. Para ca kohesh u mbajten zgjedhjet ne Serbi dhe partia me e madhe atje dolen Ultranacionalistet Radikale. Ne kete pah Parlamenti i Serbise e zgjodhi kryetar te saj nje ultranacionalist. I njejti kryetar deshiron c'rrenjosjen e hebrenjeve dhe shqiptareve. Tash thuhet se ai do te jape doreheqjen dhe kjo eshte pozitive.
Ne kete gjendje nuk besoj se eshte e mundur qe tash te mos i diskutojme te drejtat e njeriut.
Arti dhe muzika nuk duhet te nderlidhen me politike. Kengetarja Marija Serifovic qe e fitoi Evrovizionin kete e tha shume qarte dhe kishte te drejte.
Edhepse te gjithe ata qe kane njohuri per Ballkanin e dine se politika eshte pjese e cdo hapi te jetes atje. Fatkeqsisht.
Une shpresoj se Serbia dhe populli i sak me ne fund do tiaa pranojne vehtes faktin se ata nuk jane viktime e Unionit Evropjan, Kombeve te Bashkuara dhe NATOs. Serbia dhe populli i saj poashtu duhet te kerkojne falje per ato viajtje qe ata iu kane shkaktuar miliona njerezve ne ish Jugosllavi. Por, edhe popullit te vete ku varferia dhe papunesia jane mese te zgjeruara.
I apeloj Serbise qe vitin e ardhshem gjate mbajtjes se Evrovizionit ne te njejten kohe ta hapin porten e realitetit per nje integrim Evropjan, se pari duke e njohur shtetin e Pavarur te Kosoves si gjest i miresjelljes demokratike fqinjesore, se dyti duke ua mundesuar te gjithe turisteve qe vijne per Evrovizion qe ta ndjejne vehten te mireseardhur, duke mos i ngritur 3 gishta ne ajr si dhe duke mos e pare rinine serbe te veshur me bluza me mbishkrimin "Karaxhici dhe Mladici jane herojte tane" (siq ishte rasti kur ekipi suedez Hamarby kishte nje ndeshje futbolli me Partizanin ne Beograd).
E ardhmja e suksesshme dhe demokratike eshte ne duart tuaja, serbi.
Mos e humbni shancen. Tash eshte koha. Evropa po pret.

Avni Dervishi

* Politikolog dhe ka punuar per Kombet e Bashkuara ne Kosove. Avniu eshte i lindur ne Kosove dhe u largua nga luftrat atje per Suedi ne vitin 1992.

[marre nga www.studenti.forum-2007.com ]

Rate this page

0/10 - 0 vote

Select a note and validate by "Note"
Comment (0)
No comment
Add a comment
About you

Your message

More Smileys

Security field

 



Last update : 22/05/2007
Ju jeni vizitori i qė na vizitoni

Vendose STUDENTI I SĖ DREJTĖS nė Favotites


© Administruar nga: Organizata "Gjenerata e Re Shqiptare" (website zyrtar Albanian Students)

Webmaster: