Harmonizimi i Legjislaturės me Acquis Communautaire dhe Kosova

Harmonizimi i Legjislaturės me Acquis

Communautaire dhe Kosova

Nga Av. Jordan DACI,

Kėshilltar, Zyra pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar Financiar dhe

Ekonomik, Ministria e Financave dhe Ekonomisė

Harmonizimit i legjislaturės me Acquis Communautaire

paraqet njė nga sfidat kryesore pėr shtetet kandidate

pėr anėtarėsim nė BE, duke pėrfshirė ato qė aspirojnė t’i

bashkohen BE-sė nė vitet qė po vijnė apo tė ashtuquajturat

vendet e Ballkanit perėndimor. Nė anėn tjetėr, harmonizimi

i legjislaturės ėshtė njė nga tri kriteret kryesore

pėr anėtarėsim nė BE apo tė ashtuquajtuart Kriteret e Kopenhagės

(1993). Nė qershor tė vitit 2003, nė samitin e

Selanikut prapė u rikonfirmua perspektiva e anėtarėsimit

nė BE e shteteve tė Ballkanit perėndimor, duke pėrfshirė

Kosovėn. Megjithėkėtė, status i pazgjidhur i Kosovės

mbetet njė nga pengesat kryesore qė nė njė mėnyrė e

parandalon avancimin e marrėdhėnieve mes Kosovės

dhe BE-sė dhe krijon vėshtirėsi shtesė lidhur me harmonizimin

e legjislaturės me Acquis communautaire. Termi

Acquis communautaire, ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė

nė njė mendim tė Komisionit tė BE-sė tė 1 tetorit 1969,

pėrkitazi me parashtrimin e kėrkesės pėr anėtarėsim nga

Britania e Madhe, Danimarka, Irlanda dhe Norvegjia. Ky

term nė mėnyrė mė tė qartė ėshtė pėrdorur nė nenin 2

tė Traktatit tė Bashkimit Evropian, tė njohur gjithashtu si

Traktati i Mastrihtit. Thėnė mė thjesht, Acquis communautaire

do tė thotė rregullat qė e formojnė kornizėn ligjore

funksionale tė Komunitetit Evropian.

Nė fakt, shikuar nga aspekti juridik, procesi i harmonizimit

tė legjislacionit me Acquis Communautaire nuk

paraqet obligim ligjor de jure pėr Kosovėn pėr sa kohė qė

ajo nuk ėshtė anėtare e BE-sė dhe nuk ka marrėdhėnie

kontraktuale me Bashkimin Evropian. Megjithatė, cikli i

tanishėm i miratimit tė ligjeve dhe tė akteve nėnligjore

kėrkon vėrtetimin e pėrputhshmėrisė sė tyre me Acquis

Communautaire. Dokumenti i vėrtetimit lėshohet nga

Agjencia pėr integrime evropiane dhe nga Zyra e kryeministrit.

Harmonizimi i legjislaturės me Acquis communautaire,

nė mes tė tjerash, do tė thotė miratimin e normave juridike

tė Acquis communautaire nė legjislaturėn e vendit.

Miratimi nuk nėnkupton procesin mekanik, me fjalė tė

tjera nuk ėshtė njė pėrafrim tekstual i tekstit ligjor, por njė

pėrafrim standardesh. Ekzistojnė tri lloje tė harmonizimit:

a. harmonizim i plotė; b. harmonizimi i pjesshėm; c. harmonizimi

nuk aplikohet. Forma e tretė ėshtė e vlefshme

pėr ēėshtjet qė nuk hyjnė nėn juridiksionin e institucioneve

tė BE-sė, ndėrsa forma e dytė i pėrfshinė ēėshtjet qė

pjesėrisht hyjnė nėn juridiksionin e institucioneve BE-sė.

Njėkohėsisht me procesin e harmonizimit, tė gjitha

vendet kandidate duhet tė pėrkthejnė nė gjuhėt e tyre

shtetėrore tėrė Acquis communautaire, e cila pėrafėrsisht

i ka 95.500 – 105.000 faqe. Pėrkthimi ėshtė parakusht pėr

anėtarėsim nė BE, dhe vendet duhet qė vet t’i paguajnė

shpenzimet e pėrkthimit. Pėr shembull, pėr vitin 2005

Kroacia ka shpenzuar 1 milion euro, ndėrsa IRJM-ja19 -

rreth 360 mijė euro. Metodologjia e pėrkthimit ngėrthen

krijimin e Njėsisė pėr Pėrkthim dhe Bashkėrendim (NJPB)

dhe gjithashtu parasheh pėrkthime qė bėhen jashtė kėsaj

Njėsie. Pas pėrkthimit, teksti revidohet nga ekspertėt

gjuhėsor dhe nga juristėt me njohuri tė gjuhėve tė huaja,

si dhe mė pastaj futet nė bazėn e tė dhėnave tė dhėnė

nga TAIEX –i dhe i komunikohet Komisionit tė BE-sė.

Mirėpo nė rastin e Kosovės ekziston mundėsia e zvogėlimit

tė dukshėm tė shpenzimeve tė pėrkthimit pėrmes njė

marrėveshjeje tė mundshme mes Kosovės, IRJM-sė dhe

Shqipėrisė. Nė bazė tė Marrėveshjes sė Ohrit, IRJM-ja ėshtė

po ashtu e obliguar qė ta pėrkthejė Acquis communautaire

nė gjuhėn maqedone dhe nė atė shqipe. Pėrveē

kėsaj marrėveshjeje, Kosova, IRJM-ja dhe Shqipėria fillimisht

duhet tė hartojnė njė fjalorth tė pėrbashkėt qė do

tė njėsoj tė kuptuarit juridik tė termeve. Gjithashtu nuk

duhet tė harrojmė se nė bazė tė propozimit tė Ahtisarit,

serbishtja ėshtė po ashtu gjuhė zyrtare nė Kosovė. Andaj,

Kosova duhet tė shqyrtojė gjithashtu arritjen e njė marrėveshjeje

me Serbinė lidhur me pėrkthimin e Acquis

communautaire nė gjuhėn serbe.

http://www.kosovo.undp.org/repository/docs/newletter_SHQIP.pdf 

19 Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė.

Rate this page

0/10 - 0 vote

Select a note and validate by "Note"
Comment (0)
No comment
Add a comment
About you

Your message

More Smileys

Security field

 



Last update : 05/11/2007
Ju jeni vizitori i qė na vizitoni

Vendose STUDENTI I SĖ DREJTĖS nė Favotites


© Administruar nga: Organizata "Gjenerata e Re Shqiptare" (website zyrtar Albanian Students)

Webmaster: